SHBA-ja kërkon vigjilencë të shtuar: ‘Shqipëria mund të jetë cak’

Ambasada amerikane në Tiranë ka paralajmëruar se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Por, autoritetet shqiptare hodhën poshtë këtë, duke e quajtur “hamendje”. Ambasada u bëri thirrje qytetarët amerikanë në Shqipëri “të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”.

Në një njoftim, Ambasada tha se grupet e lidhura me Iranin gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Megjithatë, Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare ka thënë se nuk e kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane”. Ajo shtoi se Ambasada amerikane jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit