12.8 C
Skopje
Friday, October 24, 2025

SHBA dërgon aeroplanmbajtëse në Karaibe, përshkallëzim i ri ushtarak mes tensioneve me Venezuelën

Shtetet e Bashkuara po rrisin ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Karaibe.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka urdhëruar zhvendosjen e grupit të goditjes me aeroplanmbajtësen “Gerald R. Ford”, e cila ndodhej aktualisht në Evropë, drejt rajonit të Karaibeve.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Sean Parnell, misioni ka për qëllim “çmontimin e organizatave kriminale transnacionale dhe luftën kundër narco-terrorizmit.”

Ky dislokim masiv i forcave amerikane ka ngritur pyetje mbi qëllimet e vërteta të administratës së Donald Trump. Zyrtarisht, Uashingtoni e paraqet këtë si pjesë të një fushate kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, por burime të CNN raportojnë se Trump po shqyrton gjithashtu mundësinë e sulmeve brenda Venezuelës, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të dobësuar regjimin e Nicolas Maduro.

Aeroplanmbajtësja “Gerald R. Ford”, e klasifikuar si “first-in-class”, konsiderohet anija luftarake më e madhe në botë, sipas Marinës amerikane.

Hegseth njoftoi gjithashtu se gjatë natës, forcat amerikane kanë goditur një anije të lidhur me një kartel droge që transportonte narkotikë në Karaibe, duke vrarë gjashtë persona. Me këtë ndërhyrje, numri i përgjithshëm i anijeve të shënjestruara që nga fillimi i operacionit muajin e kaluar arrin në 10, ndërsa 43 persona janë vrarë në total nga sulmet e SHBA-së në kuadër të fushatës kundër trafikut të drogës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit