SHBA-të kanë arrestuar mbesën dhe stërmbesën e gjeneralit iranian Qasem Soleimani, i cili u vra nga një sulm ajror amerikan në Irak në vitin 2020.
Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se të afërmve, të cilët kishin jetuar në SHBA, iu ndërpre statusi i tyre i ligjshëm i rezidentit të përhershëm nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.
Po ashtu thuhet se mbesa e Soleimanit ka vazhduar të jetë një “mbështetëse e hapur” e regjimit iranian dhe se ajo ka promovuar “propagandën” e regjimit në SHBA.
“Administrata Trump nuk do të lejojë që vendi ynë të bëhet shtëpi për shtetas të huaj që mbështesin regjimet terroriste antiamerikane”, thuhet në deklaratë.



