I vetmi deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi thotë se viti 2026 mund të shënojë fundin e pushtetit të presidentit Vuçiç. Për të presidenti serb po mbijeton në pushtet me frymëmarrje artificiale.
”Ndërkohë që duke qenë i përballur me krizën e brendshme, Vuçiç aktualisht po përballet edhe me krizën e jashtme. Me shumë gjasë viti 2026 do të jetë vit i zgjedhjeve në Serbi. Zgjedhje që siç paralajmëron ai do të jenë udhëkryq, por me shumë gjasë Vuçiç në këto zgjedhje do humb pushtetin.
Do të jetë edhe më e vështirë nëse arrin t’i fitojë zgjedhjet me manipulimet e zakonshme që i ka bërë deri më tani dhe kjo do të na sjellë në një situatë ku askush, as opozita, as Lëvizja Studentore, as segmentet tjera të shoqërisë nuk do të ja njohin ato zgjedhje.
Ky është një hap që Serbinë do ta fusë edhe në një krizë edhe me të thellë. Nuk mund të themi se do të ketë një stabilitet as në vitin 2026 dhe kjo natyrisht flet qartë se Serbia nuk do të ketë edhe kohë edhe mundësi të merret me procesin e integrimeve”, ka deklaruar ai.



