Me fillimin e sezonit të ngrohjes, edhe banorët e Ohrit dhe Strugës po përballen me ndotje të shtuar të ajrit. Përqendrimi i grimcave të dëmshme PM10 ndryshon nga ora në orë, por gjatë mbrëmjeve në bregun e Liqenit të Ohrit shpesh regjistrohen nivele të larta deri në ndotje ekstreme. Ditët e fundit, sasia e grimcave të dëmshme ka qenë tre herë më e lartë se kufiri i lejuar.





