7.8 C
Skopje
Tuesday, November 11, 2025

Sevdail Demiri dhe Resul Shabani shpallen fitues të çmimit shtetëror ”22 Nëntori”

Ministria e Kulturës dhe Turizmit në Maqedoninë e Veriut ka publikuar fituesit e çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2025.

Ky çmim do të ndahet më 22 nëntor në ora 11:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Për arritjet në fushën e jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës njerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, çmimi i jepet  studiuesit, poetit e publicistit prof. dr. Sevdail Demiri dhe shkrimtarit Resul Shabani”, njoftoi Ministria.

Ky çmim i jepet njerëzve që kanë dhënë kontribut në sferën politike, kulturore dhe shoqërore në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, Konkursi për çmimin shtetërore “22 Nëntori” për vitin 2025 ishte i hapur nga 1 deri më 31 maj 2025.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipër, 22 nëntori është festë shtetërore për nder të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqip. (Portalb.mk)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit