Kandidati i partisë katalunase “Junts” për zgjedhjet evropiane, Toni Comin, ka kërkuar nga qeveria spanjolle që ta njohën të drejtën e Kosovës për vetëvendosje.
Këtë kërkesë ai e bëri gjatë një konference të sotme për media, ku Comin ka akuzuar qeverinë spanjolle për shfrytëzim “të situatës humanitare në Gaza për të fituar zgjedhjet evropiane”.
“Nëse qeveria spanjolle është kaq e përkushtuar ndaj të drejtës për vetëvendosje, do të ishte po ashtu mirë të njihte të drejtën e Kosovës për vetëvendosje” dhe ta njihte atë si shtet, tha Comin.
Këto komente, ai i bëri pasi ministri i Jashtëm i vendit, Jose Manuel Albares, njoftoi se Spanja do t’i bashkohet padisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) për gjenocid të pretenduar në Gaza.
Në një konferencë për media të enjten në Passa (Francë), Comin kritikoi qeverinë qendrore të Spanjës për “shfrytëzim elektoral” të kësaj çështjeje, pasi njoftimi nga MPJ-ja erdhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve në Evropë.
Partia “Junta” edhe dje i kërkoi Kuvendit spanjoll që ta nxisë qeverinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
I am really inspired along with your writing abilities as smartly as with the structure to your blog. Is that this a paid subject matter or did you modify it yourself? Either way keep up the excellent high quality writing, it is uncommon to see a great blog like this one today!