Në disa shkolla fillore në Kumanovë pasditen e sotme kanë mbërritur njoftime për bomba të vendosura nëpër shkolla, të cilat kanë rezultuar të rreme, kanë konfirmuar nga Sektori për Arsim i Komunës së Kumanovës, prej nga theksojnë se nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt.
“Njoftimi për bombë është dërguar nëpërmjet postës elektronike, pak pas orës 17:00. Nga shkollat menjëherë kanë thirrur policinë, e cila ka mbërritur shumë shpejt, ndërsa nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurt. Mbetet që shërbimet përkatëse ta verifikojnë gjendjen”, deklaroi drejtori i Sektorit për Arsim, Aleksandar Jovanoviq.





