27.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Serbia me plan për t’iu përgjigjur presioneve për Kosovën”, Vuçiqi e mbledh urgjent Qeverinë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë.

Përveç Vuçiqit në këtë takim do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ministra dhe përfaqësues nga sektori sigurisë e ushtrisë.

Në këtë seancë në formatin më të gjerë, Siç raporton gazeta beogradase Novosti do të diskutohet për planin e veprimit, gjegjësisht siç thuhet për “reagimin e shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit kur bëhet fjalë për Kosovën e dhe Republikën Sërpska”.

Gjithashtu pritet që në agjendë të jenë temat rajonale dhe sfidat ekonomike.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit