Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kumanovës. Banorëve të pranishëm në numër masovik iu janë drejtuar, kryetari i ASH, Ziadin Sela, kryetari i BDI Ali Ahmeti, bartësi i listës për zonën e dytë Sadulla Duraku, kandidatët për deputet Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Skender Rexhepi – Zejdi, kandidati për president Bujar Osmani si dhe kordinatori i zonës Arbër Ademi.
Ziadin Sela potencoi se për pak ditë Fronti Europian do të dëshmojë fuqinë dhe potencën e tij.
Sot jemi duke numëruar ditët tanimë e jo javët nga fushata presidenciale dhe shumë shpejt do të vijë dita kur në të cilën Fronti Europian do të tregojë fuqinë dhe potencën e vet me votë ditën e zgjedhjeve duke përkrahur kandidaturën e Frontit Europian dhe kjo është kandidatura e Bujar Osmanit duke rrethuar numrin 4. Ne po jetojmë në situata të ndjeshme që e kaplojnë rajonin, nuk ka ditë në të cilën nuk ndëgjohet ndonjë konflikt i ri, në aspektin gjeopolitik ju e shihni se ka një njollë të zezë Ballkani Perëndimor, dhe kjo njollë e zezë natyrishtë që është Serbia që nëpërmjet Putinit mundohet që të futet në një destabilitet dhe shfrytëzohen zgjedhjet këtu në Maqedoninë e Veriut, dhe aktorë politik që qartazi janë përcaktuar pro rugës së Rusisë dhe Putinit, të cilët mundohet të krijojnë supermadhësi, numër absolutë deputetësh, në mënyrë që të ndalin dhe të suprimojnë dhe të krijojnë destabilitet këtu në Maqedoninë e Veriut. Por kuptohet se Fronti Europian është ai i cili do ta ndalojë, është barriera kryesore e cila në shumë segmentë do ti thotë stop këtyre rymave të cilat duan të sjellin regresin dhe mungesën e lirisë. Fronti Europian garanton që njëherë e përgjithmon që Maqedonia e Veriut të vazhdojë dhe të bëhet pjesë e e gjeopolitikës perëndimore, shtoi Sela.





