Sekuestrohen hashash, amfetaminë dhe droga të tjera në pikën kufitare Tabanoc

Advertisement

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Tabanoc, në hyrje të vendit, kanë sekuestruar hashash, amfetaminë, MDMA dhe tetrahidrokanabinol (THC), të gjetura te një shtetas gjerman që udhëtonte me bashkëshorten. Rasti është dokumentuar edhe me pamje nga kamerat trupore, të siguruara si donacion nga Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Pas përzgjedhjes së automjetit për kontroll, doganierët kanë gjetur një substancë me ngjyrë të gjelbër, të paketuar në një qese të zezë, një substancë të verdhë në formë dylli, të vendosur në kuti të zeza, drogë në formë karamelesh, si dhe pajisje për bluarje dhe peshore precize.

Gjatë kontrollit personal të të dyshuarit janë gjetur edhe sasi të tjera substancash me ngjyrë të gjelbër, pluhur i bardhë, xhel i bardhë dhe tableta me ngjyrë portokalli dhe kafe.

Personi është ndaluar nga inspektorët e Sektorit të Hetimeve dhe janë ndërmarrë veprime parahetimore. Me urdhër të prokurorit publik është kryer ekspertiza e substancave të sekuestruara, përmes së cilës është përcaktuar përbërja e tyre.

Kundër të dyshuarit është dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës për prodhim dhe vënie të paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit