Më 14.12.2025 në autostradën Tabanoc–Kumanovë, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Masa Kompensuese pranë DÇKM, në dy ngjarje të ndara i privuan nga liria B.I. (38) nga Kumanova dhe B.S. (41) nga Shkupi. Nëpunësit policorë së pari ndaluan një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Kumanovës, të drejtuar nga B.I., ndërsa gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 272 copë mallra të ndryshme të brenduara, pa dokumentacion. Mallrat janë sekuestruar, ndërsa personi është privuar nga liria.
Në ngjarjen e dytë, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.S. dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 174 copë vegla të ndryshme dore elektrike e bateri, pa dokumentacion.
Automjeti dhe veglat janë sekuestruar, ndërsa personi është privuar nga liria.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.






