Drejtoria e Doganave njofton se Dganierët e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të valixheve të një pasagjeri nga Turqia, kanë zbuluar rreth 22 ora të dorës së markës “Nika” me vlerë të përgjithshme prej 272 mijë denarë, të cilat udhëtari nuk i ka deklaruar gjatë hyrjes në vend.
Udhëtari i cili kishte arritur me një fluturim nga Stambolli, me profesion mjeshtër i orëve, i pyetur nga doganierët nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, u përgjigj se nuk kishte asgjë, për çka iu drejtua kontrollit me skaner.
Orat e dorës janë konfiskuar, ndaj pasagjerit do të fillojë procedimi penal,’thonë nga Drejtoria e Doganave./Ora24.tv/