Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto është 45 310 denarë, ndërsa ajo bruto 68 180 denarë, transmeton Portalb.mk.
Sektori që paguhet më së shumti është sektori për informim dhe komunikim (82 905 denarë), ndërsa sektori për veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (62 668 denarë).
Sektori që paguhet më së paku në Maqedoninë e Veriut është sektori për akomodim dhe shërbime ushqimore (33 479 denarë) dhe sektori për bujqësi, pylltari dhe peshkim (35 662 denarë).
Krahasuar me vitin e kaluar, rritje më e madhe e rrogës u regjistruar te veprimtaria e mbrojtjes shëndetësore dhe sociale (14.6 %) dhe arsimi (14.5 %).





