22.8 C
Skopje
Friday, September 12, 2025

Sekretet e fundit të Giorgio Armanit, zbulohen testamentet e tij të shkruara me dorë

Pas vdekjes së stilistit të njohur Giorgio Armani, janë bërë publike dy testamentet e tij të shkruara me dorë, të cilat ai i kishte lënë si sekrete. Njëri testament daton 15 mars, ndërsa tjetri 5 prill, dhe u hapën zyrtarisht më 9 shtator nga noteria Elena Terrenghi.

Armani, i cili vdiq në moshën 91-vjeçare, kishte menaxhuar me kujdes pasurinë e tij. Testamentet fokusoheshin në sigurimin e të ardhmes për grupin “Giorgio Armani” dhe Fondacionin Armani, të cilin e kishte themeluar me partnerin e tij Leo Dell’Orco.

Duke mos pasur fëmijë, pasuria e tij pritet të kalojë te tre nipërit e tij, Silvana dhe Roberta, vajzat e vëllait të tij të ndjerë, dhe Andrea Camerana, djali i motrës. Leo Dell’Orco do të ketë gjithashtu një rol të rëndësishëm në trashëgimi. Pasuritë përfshijnë vila luksoze, shtëpi në qytete të ndryshme dhe vepra arti të çmuara.

Vdekja e Giorgio Armanit ka lënë një boshllëk të madh në botën e modës, dhe funeralet e tij u mbajtën në Armani Teatro.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit