11.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

Sejdiu: Komuna e Zhelinës rradhitet në Top 10 institucionet me integritet dhe pa korrupsion!

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për qytetarët e tij, duke njoftuar se Komuna e Zhelinës është renditur në Top 10 të institucioneve më të mira për integritet dhe pa korrupsion. Sipas një hulumtimi të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Zhelina ka treguar përkushtim të madh në zbatimin e sistemeve të integritetit dhe transparencës.

Kryetari Sejdiu theksoi se kjo arritje është rezultat i punës së palodhur dhe angazhimit për të siguruar një administratë të pastër dhe të përgjegjshme për qytetarët. Ai u shpreh se Komuna do të vazhdojë të punojë me përkushtim në shërbim të qytetarëve, duke ruajtur një qeverisje të ligjshme dhe të paanshme.

Ky sukses është një dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Kryetarit Sejdiu dhe ekipit të tij për një të ardhme më të mirë për Komunën e Zhelinës. #Integritet #PaKorrupsion #Zhelina

Postimi i tij në Facebook:

Sipas hulumtimit të fundit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Zhelina renditet lartë në listën e komunave sipas përqindjes së përmbushjes dhe zbatimit të sistemit të integritetit.

✅️Puna dhe mundi sjellin gjithmonë rezultate🔝

Çfarë është Integritet?
Koncepti i integritetit është pjesë përbërëse e sistemit të qeverisjes së mirë.
Integritet nënkupton kryerjen e ligjshme, të pavarur, të paanshme, etike, profesionale, të përgjegjshme dhe transparente të detyrave me të cilat zyrtarët komunal ruajnë reputacionin e tyre dhe reputacionin e institucionit në të cilin janë përgjegjës, d.m.th punonjësit, eliminojnë rreziqet dhe largojnë dyshimet për mundësinë e shfaqjes dhe zhvillimit të korrupsionit, duke siguruar kështu besimin e qytetarëve në kryerjen e funksioneve publike dhe në punën e institucioneve publike.

Ne vazhdojmë të punojmë, në interes të qytetarëve të Komunës së Zhelinës, ligjërisht, me përgjegjësi dhe transparencë.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit