Drejtori i ndërmarrjes, Muamer Seferi, ka njoftuar se që nga fillimi i mandatit të tij, detyrimet financiare të ndërmarrjes janë zvogëluar për 113.9 milionë denarë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Seferi tha se ulja e detyrimeve është rezultat i angazhimit dhe punës së vazhdueshme për përmirësimin e situatës financiare të ndërmarrjes.
Sipas tij, ky rezultat dëshmon për një menaxhim më të përgjegjshëm financiar dhe synon të krijojë stabilitet më të madh për ndërmarrjen.
“Me punë dhe përkushtim, vazhdojmë përpara”, shkroi Seferi.






