Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi ka njoftuar se para banorëve të Studeniçanit të Poshtëm kanë prezantuar projektet konkrete që do të realizohen në këtë vendbanim.
“Në prezencë të deputetit të zonës Bekim Sali, Ministrit për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, si dhe funksionarëve lokal nga VLEN në Komunën e Studeniçanit, sot para banorëve të Koliçanit të Poshtëm prezantuam projektet konkrete që do të realizohen në një afat të shkurtër në këtë vendbanim.
Uji i pijshëm, kanalizimi dhe asfaltimi i të gjitha rrugëve e rrugicave janë pjesë e planprogramit tonë për mandatin katërvjeçar.
Pjesëmarrja e madhe e banorëve tregoi qartë se Koliçani i Poshtëm dhe gjithë vendbanimet tjera të Komunës së Studeniçanit më 19 tetor do të votojnë njëzëri për numrin 7 – për zhvillim, punë dhe dinjitet!”, ka shkruar Bislimi. /Alfax.mk