Kandidati për kryetar të Komunës së Studeniçanit, Sedat Bislimi, bashkë me deputetin Bekim Sali dhe ekipin e tij, mbrëmë morën përkrahje nga Federata e Shoqatave Botërore dhe Ballkanike.
Në takim u diskutua për projektet që do të realizohen me komunat dhe shtetin e Turqisë në fusha strategjike, si urbanizimi, arsimi, kultura dhe zhvillimi i përbashkët.
Ky bashkëpunim shihet si një hap i madh drejt partneritetit dhe përparimit për komunën e Studeniçanit.