Në Kuvend sot mbledhje do të mbajë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.
Para anëtarëve të Komisionit janë Propozim-vendimi për mbajtjen e debatit publik për versionin punues të propozim-ligjit për udhëheqës të lartë në organet e administratës shtetërore dhe fondet, Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit për vitin 2024 dhe Raporti vjetor i Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit për zbatimin e Strategjisë kombëtare për pengimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave 2021-2025.



