Seanca parlamentare për shkarkimin dhe zgjedhjen e ministrave të rinj u caktua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, për 24 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Së pari, do të pasojë shkarkimi i Ministrit për Çështjet Evropiane Orhan Murtezani, dhe më pas deputetët do të votojnë për zgjedhjen e zv. kryeministrit të parë, Ministrit për Çështjet Evropiane, Bekim Sali nga partia Alternativa, dhe Ministrit të Mjedisit, Muhamed Hoxha nga Lëvizja Demokratike, të dy nga koalicioni VLEN.
Zgjedhja e ministrave të rinj vjen pas zgjedhjeve lokale, pasi zv. kryeministri i Parë dhe Ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, u bë kryetar i komunës së Çairit.
Pas zgjedhjes së ministrave të rinj, dhe siç njoftoi Kryeministri Hristijan Mickoski, një rikonstruim i madh i Qeverisë do të pasojë në pranverë, pasi kreu i VMRO DPMNE bëri ndryshime në parti pas kongresit të partisë të mbajtur më 6 dhjetor.






