Ndër të rrallët historianë europianë që ka theksuar hapur këtë tezë, profesori i historisë së Ballkanit, Oliver Jens Schmitt e ka pohuar kohë më parë se shqiptarët kanë qenë populli që i ka bërë rezistencën më të fortë dhe më të gjatë ekspansionit të Perandoria Osmane në Ballkan.
Në një intervistë për Televizioni T7, profesori gjerman kishte pohuar se zona të tëra si Shkodra, Mati dhe Dibra u shkatërruan plotësisht, pasi banorët luftuan deri në fund ose zgjodhën mërgimin për të mos u nënshtruar. Sipas tij, asnjë rajon tjetër në Ballkan nuk ka përjetuar pasoja kaq të rënda demografike si trevat shqiptare.
Schmitt nënvizon se shqiptarët ruajtën një kombinim të veçantë: lojalitet formal ndaj Sulltanit, por edhe një ndjenjë të fortë autonomie dhe pronësie mbi trojet e tyre.
Ai veçon gjithashtu rolin e madh të rilindësve në diasporë, të cilët formësuan idenë e shqiptarizmit mbi fenë, duke bashkuar myslimanë dhe të krishterë në një identitet të përbashkët kombëtar.
Sipas tij, kjo u konkretizua me Kongresi i Manastirit, ku shqiptarët – si një ndër rastet e rralla në botë – zgjodhën alfabetin latin dhe një orientim të qartë drejt Perëndimit.(INA)
Botimet e Oliver Schmittit për shqiptarët: Das venezianische Albanien 1392 – 1479 (Arbëria venedikase 1392 – 1479), Kosovo: Kurze Geschichte einer zentralbalkanischen Landschaft (Kosova: Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike), Die Albaner: Eine Geschichte zwischen Orient und Okzident (Shqiptarët: Një histori midis Lindjes dhe Perëndimit), A Concise History of Albania (Një histori e përmbledhur e Shqipërisë), Skanderbeg: Der neue Alexander auf dem Balkan (Skënderbeu, Aleksandri i ri nga Ballkani



