11.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Sazdovska për TV21: MPB-ja punon në mënyrë rreptësisht profesionale, mori të gjitha masat për hetimin kriminalistik në një kohë të shkurtër

Sazdovska për TV21: MPB-ja punon në mënyrë rreptësisht profesionale, mori të gjitha masat për hetimin kriminalistik në një kohë të shkurtë

Profesorja universitare e kriminalistikës, Marina Malish Sazdovska, thotë se Ministria e Punëve të Brendshme, në lidhje me ngjarjen tragjike në Koçan, ka vepruar në mënyrë rreptësisht profesionale dhe në një kohë të shkurtër ka marrë të gjitha masat në kuadër të hetimit kriminalistik.

Në një intervistë për televizionin TV21, profesorja Sazdovska theksoi se MPB-ja tregoi profesionalizëm dhe rezultate të shpejta nga hetimi, pavarësisht faktit që inspektimi në vendin e ngjarjes ku ka pasur zjarr është një nga inspektimet më komplekse, pasi gjurmët materiale digjen.

“Kemi një veprim rreptësisht profesional. Fakti që për momentin kryetari i komunës nuk është në paraburgim, do ta interpretoja vetëm në atë mënyrë që ndoshta në procedurë nuk ka pasur baza për ndalimin e tij të mëtejshëm. Fakti që disa persona janë arrestuar, nuk do të thotë se ndaj tyre do të ngrihet patjetër një kallëzim penal. Pra, të lëmë hapësirë për veprimet kriminalistike-operative që të vazhdojnë dhe të kemi një pasqyrë të plotë të ngjarjeve”, tha profesorja Sazdovska.

Sazdovska apeloi që autoritetet të veprojnë me kujdes, pasi qytetarët në momente kaq të ndjeshme dhe në tragjedi kaq të mëdha mund të manipulohen lehtësisht.

“Turma që do të përfshihet në një numër të madh, pjesëmarrësit në kortezhet mortore, mund të manipulohen lehtësisht. Le të shpresojmë që kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë, në ato momente zie, njerëzit janë shumë të ndjeshëm emocionalisht ndaj situatës dhe duhet vepruar me shumë kujdes në ato raste. Duhet të shmangen të gjitha provokimet e mundshme nga cilado anë”, shpjegoi Sazdovska.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit