8.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

SASHK thirrje drejtorëve dhe punonjësve të kulturës, të mos i pranojnë zgjidhjet e reja për llogaritjen e pagave

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov u bëri thirrje drejtorëve që të mos veprojnë sipas udhëzimeve të reja të Ministrisë së Kulturës dhe punonjësve që të mos i pranojnë zgjidhjet e reja për llogaritjen e pagave që u janë dorëzuar nga dje, duke paralajmëruar se do t’i ankimojnë nëse ato nënshkruhen.

“Problemi buron nga paqartësia ose nga keqinterpretimi i marrëveshjes kolektive, sipas marrëveshjes së përgjithshme kolektive, pagat në sektorin publik, në vitin 2023 duhej të rriten për 10%. Këto 10% në vitin 2023 në fushën e institucioneve kulturore i kanë llogaritur në bruto vetëm i kanë shtuar 10% pa u përfshirë në sistemin e llogaritjes së pagës. Tani në aspektin e vitit të kaluar të 2024-25-tës, ato 10% kanë fluturuar në ajër dhe nuk i kanë në sistem”, u shpreh Jakim Nedellkov – kryetar i SASHK-ut.

Nedellkov propozon rritjen e koeficientit të kompleksitetit për vend pune për 10 për qind, dhe shtesë për 0,7 për qind, përmes marrëveshjes të përbashkët kolektive, si zgjidhje sistematike për të cilët vonohet paga e muajit mars.

E punonjësit e kulturës nuk janë të vetmit që ende nuk kanë marrë pagat e marsit. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave, Sllobodan Trëndafilov, tregoi se në disa institucione publike punëtorët ende po presin rroga.

“Sipas informacioneve të mia punonjësit e prokurorisë publike nuk kanë marrë paga, punonjësit e ekonomisë së ujërave, që pati një ndikim të madh që punonjësit të numërohen në një sindikatë tjetër, ende nuk e kanë marrë pagën e tyre dhe nuk dihet se kur do ta marrin pagën. Në mëngjes më njoftuan se Inspektorati Shtetëror i Punës ende nuk i ka paguar pagat e punonjësve në këtë Inspektorat që më së shumti duhet t’u ndihmojnë punonjësve, dhe duhet t’i parandalojnë të gjitha parregullsitë për mos pagesën e pagave në sektorin privat dhe publik”, theksoi Sllobodan Trendafilov – kryetar i LSM-së.

Trendafilov thekson se qeveria dhe punëdhënësit po refuzojnë t’i rrisin pagat dhe për më 1 maj paralajmëroi protestë. Apeloi që Qeveria t’i përmbahet asaj që është marrë vesh, sepse paditë e punëtorëve dhe vendimet gjyqësore, siç tha ai, do t’i kushtojnë shumë buxhetit të shtetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit