20.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

SASHK dhe Qeveria arrijnë Marrëveshje për rritjen e pagave Mickoski: Mbi 47% rritje deri në mars të vitit 2028

Qeveria dhe Sindikata e Mësimdhënësve “SASHK” kanë arritur marrëveshje për rritjen e pagave. Pas takimit të sotëm të dy palët deklaruar se janë të kënaqur nga marrëveshja.

“Jemi të kënaqur nga Marrëveshja. Patjetër të potencoj se jemi edhe më shumë të kënaqur që u korëm vesh për rritje në kontinuitet të pagave”, deklaroi kryetari i SASHK-ut, Joakim Nedellkov.

Ndërsa kryeministri Hristijan Mickvski shtoi se pagat do të rriten në kontinuitet, dike filluar nga paga e tetorit të këtij viti

“Nga paga e tetorit, e cila në praktikë do të paguhet në nëntor, e deri në pagën e shkurtit e cila do të paguhet në mars të vitit 2025, do të kemi rritje prej 5% të pagave. Më pas në mars të vitit 2025 do të kemi rritje prej 7%. Në mars të vitit 2026, varësisht prej gjendjes së buxhetit do të kemi rritje prej 7.5% dhe 10%. Po ashtu varësisht prej gjendjes së buxhetit, në mars të vitit 2027 do të kemi mes 7,5% dhe 10%, e po ashtu në varësi të gjendjes së buxhetit, në mars të vitit 2028 do të kemi mes 10 dhe 12% rritje të pagave, që do të thotë se në këtë diapazon që tani flasim, në mars të vitit 2028 arsimtarët dhe profesorët në arsimin fillor dhe të mesëm duhet të marrin rreth 47% pagë më të lartë nga ajo që e marrin sot, ndoshta edhe më shumë, varësisht nga cila shkallë do të zbatohet, ndërsa ajo do të varet nga ana e të ardhurave në buxhet”, deklaroi kryeministri Mickoski

Ai shtoi se me SASHK-un kanë arritur marrëveshje edhe për Marrëveshjen Kolektive.

“Dhe po ashtu u morëm vesh që më së voni, deri në muajin shkurt, Marrëveshja Kolektive të jetë përfunduar, nënshkruar dhe të kemi një bazë të qartë se si më tej do të mundemi të zhvillohemi dhe kush do të jenë koeficientet e stazhit të vendeve të punës, për shkak se tani kemi, kushtimisht thënë, paqartësi në atë pjesë”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit