19.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Saranda Imeri Stafai: “Tetori të jetë i gjithi rozë – me dashuri, guxim dhe kujdes për shëndetin!”

Tetovë, 9 Tetor 2025 – Me mesazhin e fuqishëm “Le ta ngjyrosim tetorin me dashuri, guxim dhe kujdes për veten dhe të tjerët”, Saranda Imeri Stafai i është bashkuar fushatës ndërkombëtare për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit, që simbolizohet çdo vit në muajin tetor me ngjyrën rozë.

Ajo theksoi se ky muaj nuk është vetëm një simbolikë, por një thirrje e qartë për veprim dhe vetëdijësim – për kontrolle të rregullta, për mbështetje emocionale dhe për solidaritet me gratë që përballen me këtë sfidë.

“Dashuria ndaj vetes fillon me kujdesin për shëndetin. Le ta bëjmë tetorin një muaj të reflektimit, të guximit dhe të përkushtimit për jetën. Sepse çdo grua është e çmuar dhe meriton të kujdeset për veten – me kohë, me dashuri dhe me përgjegjësi,” tha ajo në mesazhin e saj.

Me këtë nismë, Saranda Imeri Stafai u bën thirrje të gjitha grave që të mos neglizhojnë shëndetin e tyre, ndërsa i inkurajon të gjithë qytetarët që ta përqafojnë këtë muaj si një mundësi për vetëdijësim, edukim dhe mbështetje të ndërsjellë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit