12.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Sanksionohen 155 shoferë në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (15.02.2024) ka vazhduar me kontrollet e komunikacionit

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 masa, nga të cilat 9 sanksione për drejtim mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur – semafor të kuq, nëntë sanksione për përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit, 17 masa vozitje nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit