16.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Sanae Takaichi, kryeministrja e parë femër e Japonisë

Liderja e Partisë Liberale Demokratike (LDP) në pushtet në Japoni, Sanae Takaichi, siguroi sot fitoren në të dy dhomat e Parlamentit për t’u bërë kryeministrja e parë femër e vendit, transmeton Anadolu.

Takaichi është bërë kryeministrja e 104-t e Japonisë. Votimi i parë parlamentar filloi në orën 13:08 sipas orës lokale, i cili u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror NHK.

Takaichi siguroi 237 vota në Dhomën e Ulët, vota të mjaftueshme me mbështetjen e Partisë së Inovacionit të Japonisë (JIP), e cila formoi koalicion me LDP-në si dhe me të pavarurit.

Një kryeministër ka nevojë për mbështetjen minimale të 233 deputetëve në Dhomën e Ulët me 465 vende të Parlamentit dydhomësh.

Megjithatë, zgjedhjet për kryeministër shkuan në një balotazh në Dhomën e Lartë të Parlamentit ku Takaichi siguroi një minimum prej 125 votash, kundër Yoshihiko Noda-s, kreut të Partisë më të madhe opozitare Demokratike Kushtetuese të Japonisë.

Dhoma e Lartë e Japonisë ka 246 ligjvënës

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit