Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të enjten dhe premten në Bruksel, do të shprehin shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës.
Ata do të bëjnë ftesë që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë, por edhe që Kosova e Serbia, pa vonesa dhe pa kushte, t’i përmbushin obligimet e tyre nga procesi i dialogut.
Në draftin e siguruar nga Radio Evropa e Lirë thuhet: “Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Fuqishëm dënon sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2023. Bashkimi Evropian pret që kryesit të kapen dhe të vihen shpejt para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm”.
Në dy pikat tjera në konkluzione, flitet për hapat për t’i ulur tensionet, si dhe për zbatimin e obligimeve që dalin nga dialogu.
“Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për shtensionim, në veçanti zhvillimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës sa më parë që të jetë e mundshme, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. Dështimi në shtensionim [të situatës] do të ketë pasoja“, thuhet në këtë tekst.
Muchas gracias. ?Como puedo iniciar sesion?
It is perfect time to make a few plans forr the long run and it is time to be happy.
I have learn this put uup and if I could I desire too counsel you some attention-grabbing thijgs
or suggestions. Maybe you could write subsequent rticles regarding this article.
I want to rrad more things approximately it! https://fortune-Glassi.mystrikingly.com/
You made some really good points there. I looked on the web for more info
about the issue and found most pelple will go along
with your views on this web site. https://topdubaijobs.ae/employer/tonebet-casino