“Safe City” për një javë ka regjistruar mbi 4900 kundërvajtje në trafik

MPB Maqedoni njofton se në periudhën nga 16.02.2026 deri më 22.02.2026, nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në zonat e qyteteve dhe korridoreve ku janë vendosur kamerat, janë regjistruar gjithsej 4,910 kundërvajtje.

Nga numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të regjistruara, numri më i madh është për drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar 4,691, më tej për kalim në sinjalin e mbyllur (dritë e kuqe) 16 kundërvajtje që paraqet rënie në 51.5% krahasuar me javën e kaluar kur u regjistruan 33 kundërvajtje, ndërsa në javën e parë të muajit u regjistruan madje 163 kundërvajtje për kalim në sinjalin e mbyllur, ndërsa për drejtimin e automjetit me leje qarkullimi të skaduar u regjistruan 203 kundërvajtje.

“Gjithashtu, u vendosën gjithsej 117 masa “ndalim i drejtimit të automjetit”, numri i të cilave shënon rënie në 20.9% krahasuar me javën e kaluar, ndërsa në javën e parë të muajit u regjistruan madje 288 masa “ndalim i drejtimit të automjetit”. Nga 117 masat e vendosura javën e kaluar, 16 janë për “kalim në dritë të kuqe”, ndërsa 101 janë për “vozitje të shpejtë”, nga të cilat 75 për shpejtësi mbi 80 km/orë në vendbanim, 19 për shpejtësi mbi 10 km/orë dhe shtatë për shpejtësi mbi 170 km/orë jashtë vendbanimit”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit