19.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Sadiku: Hotla do të ketë ujësjellës, kanalizim e projekte zhvillimore

Kandidati i VLEN për kryetar të Komunës së Likovës, Nexhmedin Sadiku, së bashku me zëvendëskryeministrin Arben Fetai, ka vizituar fshatin Hotël ku është takuar me udhëheqësit e bashkësisë lokale.

Gjatë takimit, Sadiku vlerësoi angazhimin e banorëve dhe punën e bashkësisë lokale, duke theksuar se Hotla është një shembull i përkushtimit dhe organizimit përmes projekteve të shumta që ka realizuar deri më tani.

“Ky angazhim i tyre do të ketë mbështetjen tonë të plotë, ndërsa Komuna do të realizojë projektet e domosdoshme si ujësjellësi, kanalizimi, rregullimi i shtratit të lumit dhe të tjera, për ta çuar fshatin Hotël drejt zhvillimit dhe standardeve më të larta të jetesës për banorët”, u shpreh Sadiku.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit