26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Sabri Fejzullahu feston ditëlindjen – Albina Kelmendi i dedikon një urim të veçantë

Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu feston sot ditëlindjen, dhe urimet për artistin legjendar nuk kanë munguar gjatë gjithë ditës.

Mes shumë urimeve, spikat ai i këngëtares Albina Kelmendi, e cila ka zgjedhur fjalë të ndjera për të nderuar ikonën e muzikës shqiptare.

Sabriu, me karrierën e tij shumëdekadëshe, ka argëtuar e frymëzuar breza të tërë, dhe vazhdon të mbetet një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Lavdet për të nuk kanë të sosur – ashtu si edhe dashuria që ka mbjellë përmes muzikës së tij ndër vite.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit