12.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën për pastrimin e dhëmbëve, flet ekspertja

Larja e dhëmbëve dy herë në ditë për rreth dy minuta është hapi i parë për të pasur dhëmbë të shëndetshëm.

Por, ndonëse dhëmbët duhet mbajtur të pastër, ekziston edhe një çështje tjetër që duhet ta aplikoni lidhur me këtë; sa shpesh dhe kur duhet ta ndërroni furçën për pastrimin e dhëmbëve, shkruan Express.co.uk.

Sipas profesionistes Dr. Safa Al-Naher, furça e dhëmbëve duhet të ndërrohet mesatarisht çdo dy muaj ose kur fijet e furçës të jenë shpupuritur.

“Disa furça elektrike tani vijnë me një tregues, për t’ju lajmëruar se kur duhet ta ndërroni kokën e furçës së dhëmbëve. Kështu që kjo e bën të bukur dhe të lehtë”, deklaroi Al-Naher.

Një pyetje tjetër, është edhe ajo se kur duhet të pastroni dhëmbët para ose pasi të keni ngrënë vaktin e mëngjesit.

Dentistja Al-Naher këshillon njerëzit të mos i pastrojnë dhëmbët menjëherë pas çdo vakti gjatë ditës.

“Duhet të prisni së paku 40 minuta pasi të keni ngrënë ushqim, kështu që ka logjik nëse i pastroni në kushte normale para se të hani”, u shpreh ajo.

Lajme të ngjajshme

5 KOMENTET

  1. Официальный Telegram канал 1win Casinо. Казинo и ставки от 1вин. Фриспины, актуальное зеркало официального сайта 1 win. Регистрируйся в ван вин, соверши вход в один вин, получай бонус используя промокод и начните играть на реальные деньги.
    https://t.me/s/Official_1win_kanal/2831

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit