26.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

“Sa libra u kërkuan, aq u dorëzuan” – MASH fajëson drejtorët për mungesën e librave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka reaguar lidhur me raportimet për mungesë librash në shkollat fillore dhe të mesme, duke hedhur përgjegjësinë te drejtuesit e shkollave.

Sipas MASH-it, të gjithë librat e kërkuar nga shkollat janë shtypur dhe shpërndarë në përputhje me kërkesat zyrtare.

“E gjithë tirazhi i librave mësimorë që është kërkuar nga shkollat është shtypur dhe dorëzuar. Prandaj, nxënësit që nuk kanë marrë ndonjë libër duhet të drejtohen te drejtoria e shkollës, konkretisht te komisioni shkollor për librat mësimorë”, thuhet në reagimin e ministrisë për TV21.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit