Dy kandidatët për Çairin, Izet Mexhiti dhe Bujar Osmani, kanë prezantuar bashkëpunimet e tyre me dy arkitektë për të realizuar projekte për zhvillimin infrastrukturor të Çairit.
Mexhiti dhe Osmani i prezantuan me video tepër promovuese dhe pompozitet arkitektët të cilët do ti angazhojnë për të bërë projektet e tyre për Çairin, nëse do të zgjidheshin kryetar Komune.
Por derisa prezantojnë arkitekt me famë botërore, asnjëri nga ata nuk tregojnë se sa do të kushtojë, ose po sa ka kushtuar angazhimi i tyre në fushatë?!
Për këtë arsye, Ora24.tv, gjatë ditës do të kërkojë përgjigje nga të dy kandidatët./Ora24.tv