13.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Ryshfeti për përfitim nga IPARD: Ilija Stoilev, Xhevdet Nasufi dhe tre të tjerë në paraburgim

Drejtori aktual i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi, Ilija Stojlev, ish-ministri Xhevdet Nasufi dhe tre persona të tjerë kanë marrë masën e paraburgimit!

Ky vendim pason pasi Policia dhe Prokuroria zbuluan dje një rast të madh të ryshfetit në lidhje me fondet e IPARD, ku dyshohet se ish-ministri Xhevdet Nasufi, i cili është edhe drejtues i firmës “Signas Agro” nga Struga-Veleshtë, ia kishte ofruar dhe dhënë drejtorit Stojlev 400 euro, si paradhënie e shumës totale për ryshfet prej 50.000 eurosh, për të siguruar fonde nga IPARD, edhe pse kompania nuk përmbushte kushtet e konkursit të shpallur nga agjencia.

Përveç Nasufit dhe Stojlevit, janë arrestuar edhe një referent tatimor në DAP dhe një zyrtar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, si dhe dy persona të tjerë të implikuar në ryshfet.

Prokuroria ka kërkuar arrest për të gjithë të akuzuarit për veprat e dhënies dhe marrjes së ryshfetit dhe ndikim të paligjshëm.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit