Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, iu drejtua edhe deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Përveç zhvillimeve ushtarake në Lindjen e Mesme, ai u ndal edhe te situata në Ukrainë, duke theksuar se aleatët qëndrojnë krah për krah sa herë që përballen me një botë të rrezikshme dhe të paqëndrueshme.
Në fjalimin e tij, ai e lavdëroi edhe Shekerinskën, për të cilën tha se ka një rëndësi të veçantë për Aleancën dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për NATO-n. Ndërkohë që fliste, deputetët e partisë Levica dolën përpara foltores me një pankartë ku shkruante “NATO vret për fitim” dhe më pas e braktisën sallën.
“Ne kemi detyrë të mbrojmë kombet tona, popujt tanë dhe mënyrën tonë të jetesës. Si deputetë, unë mbështetem te mbështetja juaj dhe te artikulimi i rëndësisë së investimeve në mbrojtje. Si aleatë, duhet të bëjmë gjithçka për të rritur prodhimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe pikërisht për këtë arsye punojmë çdo ditë për të rritur prodhimin, mbrojtjen transatlantike, bashkëpunimin dhe inovacionin. Dhe besoj se mënyra më e mirë për ta arritur këtë është të punojmë së bashku”, tha Mark Rutte, Sekretar I Përgjithshëm I NATO-s .



