Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e forcave ndërkombëtare në Gaza, ndoshta nën një mandat të Kombeve të Bashkuara, tha sot Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.
“Kështu që ndoshta do të ketë një rezolutë të OKB-së, kjo është një rrugë. Mund të kemi edhe një marrëveshje ndërkombëtare. Po punojmë për këtë. Do të gjejmë formulën e duhur për ta bërë. Ndoshta nëpërmjet OKB-së”, shtoi ai.
Rubio paralajmëroi gjithashtu për projektligjet izraelite që synojnë aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar, duke thënë se një hap i tillë “është kërcënim për procesin e paqes”.





