Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale e njofton opinionin publik se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë me lagështa.
Ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” janë mobilizuar plotësisht dhe kanë punuar vazhdimisht në terren me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike në dispozicion gjatë 24 orëve të fundit për të siguruar kushte të qeta për rrjedhën e sigurt të trafikut.
“Ekipet tona po monitorojnë vazhdimisht gjendjen e rrugëve dhe po punojnë me përkushtim maksimal në terren për të pastruar, mirëmbajtur dhe siguruar kalueshmërinë e shpejtë të rrugëve, veçanërisht në qafat malore.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi shtesë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.
Rekomandojmë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes sipas kushteve të rrugës, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtimin me kujdes të automjeteve, veçanërisht në kushte të dukshmërisë së zvogëluar. Ju kujtojmë posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete.
Ndërmarrja publike monitoron vazhdimisht gjendjen e rrugëve dhe angazhon menjëherë të gjitha burimet e disponueshme, me qëllim sigurimin e rrugëve të sigurta dhe të kalueshme në të gjithë vendin”, thuhet në kumtesën e ndërmarrjes








