Që nga fillimi i vitit 2024, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Akcizat, duke i sjellë gradualisht cigaret në përputhje me normën minimale të akcizës së Bashkimit Evropian. Sipas hulumtimeve të fundit, rreth 45 përqind e popullsisë në Maqedoni janë duhanpirës.
Përsëri çmime të reja për disa cigare në Maqedoni, nga 1 shtatori ato janë rritur me 10 denarë për pako. Tregtarët presin që markat e tjera të duhanit të marrin çmime të reja.
Nga fillimi i vitit 2024, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Ligjin për Akcizat, me të cilat cigaret gradualisht do të harmonizohen me normën minimale të akcizës së Bashkimit Evropian.
Kjo rritje përfshin cigaret, purot, produktet e duhanit që nuk digjen dhe lëngjet për cigaret elektronike, dhe gjithashtu parashikohet që akciza totale të barazohet me çmimin mesatar të ponderuar me pakicë në BE.Çmimet e reja të cigareve përcaktohen sipas Ligjit për Akcizat, i cili parashikon harmonizimin e normës së akcizës maqedonase me normën minimale evropiane të akcizës.
Kështu, deri më 1 korrik 2023, normat e akcizës specifike dhe minimale për cigaret rriteshin çdo vit me 0.20 denarë për copë më 1 korrik të çdo viti, por duke filluar nga janari 2024, kur hynë në fuqi ndryshimet në ligjin për akcizat, norma e akcizës minimale dhe specifike rritet me 0.23 denarë për copë çdo janar.
Nga 1 janari 2024 deri më 1 janar 2030, shuma e akcizës specifike dhe minimale për cigaret do të rritet me 0.23 denarë për copë më 1 janar, çdo vit.





