Rritje e rasteve të gripit te fëmijët, paralajmërojnë mjekët

Shkup, 16 janar – Në prag të nisjes së gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët paralajmërojnë për një rritje të ndjeshme të rasteve të gripit te fëmijët. Gjatë dy javëve të fundit, numri i të infektuarve është dyfishuar, ndërsa përhapja më e madhe vërehet te fëmijët mbi 5 vjeç. Fëmijët nën dy vjeç janë më të rrezikuar nga komplikimet e gripit.

Mjekët theksojnë se përdorimi i antibiotikëve është i gabuar dhe i rrezikshëm, pasi ata nuk veprojnë ndaj viruseve dhe përdorimi i panevojshëm mund të dobësojë imunitetin dhe të dëmtojë organizmin e fëmijës.

Fëmijët me simptoma të gripit të mos dërgohen në shkollë.
Siguroni ushqim të pasur me vitamina dhe hidratim të mjaftueshëm.
Ruani higjienën personale dhe shmangni ambiente të mbipopulluara si qendrat tregtare dhe këndet e lojërave.
Bëni ajrosje të rregullt të ambienteve, si në shtëpi ashtu edhe në shkollë.
Mjekët kujtojnë se trupi i fëmijës ka nevojë të përballet fillimisht me infeksionin viral dhe se antibiotikët duhet përdorur vetëm pas vlerësimit të mjekut dhe testeve për infeksion bakterial.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit