Me ngrohjen e temperaturave rrezet e forta të diellit nisin të jenë prezentë por edhe të dëmshme. Dermatologia Kujtime Rushiti Mehmeti, thotë se 50 për qind e rrezeve UV-A depërtojnë thellë në lëkurë, duke ndikuar në mënyrë negative, ndërsa nuk janë të shmangshme edhe kancerët e lëkurës.
Rrezet UV-A dhe UV-B ndikojnë në lëkurë, kështu që epiderma ose pjesa e epërme e lëkurës 80 për qind të rrezeve UV-B i reflekton, mirëpo rrezet UV-A deri në 50 për qind mund të depërtoj thellë në lëkurë. Rrezet e diellit ndikojnë ashtu që e ulin imunitetin e lëkurës, ndikojnë në shkatërrimin e kolagjenit, elastinës dhe ndikon edhe në struktura qelizore ose në ADN duke shkaktuar edhe kancere të lëkurës”, tha Kujtime Rushiti Mehemti.