Rritet sërish çmimi i naftës, G7-a thërret takim urgjent

Çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022, ndërsa lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të dhjetë.

Rritja ka të ngjarë të çojë në një rritje të mëtejshme të çmimeve të karburantit, dhe kjo rritje mund të mos ndalet këtu, thonë njohësit e ekonomisë, shkruan BBC.

Çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022, edhe pse më pas ka rënë paksa nën këtë nivel.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se rritja e çmimeve në “afat të shkurtër” është “një çmim shumë i vogël për t’u paguar për paqen në botë.”

Financial Times raporton se ministrat e financave të G7-s do të mbajnë një takim emergjent të hënën për të diskutuar lirimin e mundshëm të përbashkët të rezervave të naftës për të përballuar rritjen e çmimeve.

Rezervat e naftës koordinohen nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), ku 32 vende anëtare mbajnë rezerva strategjike si pjesë e një sistemi të përbashkët emergjent të krijuar për krizat e çmimeve të naftës.

Tri vende të G7-s, përfshirë SHBA-në, deri tani kanë shprehur mbështetje për një lirimin të përbashkët të rezervave, sipas personave të njohur me bisedimet, raporton Financial Times.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit