Mjeku Irfan Ahmeti theksoi se ka shumë faktorë që shkaktojnë mbipeshën siç janë faktori gjenetik, mënyra jo e shëndetshme e jetesës si dhe pasiviteti fizik.
Sipas tij është shqetësuese fakti se gjithnjë e më shumë po rritet numri i fëmijëve me mbipeshë dhe obez, andaj është e rëndësishme që të merren masa parandaluese.
Ahmeti thekson se përveç mjekut dhe endokrinologut për fëmijët me probleme të mbipeshës janë të rëndësishëm edhe psikologu, nutricionisti dhe ekspertët e kësaj fushe.
“Obeziteti është një sëmundje kronike e cila fatkeqësisht po merr përmasa pandemike si në mbarë botën ashtu edhe tek ne .Numri I perosonave me mbipeshë dhe obez po rritet në mënyrë eksponenciale dhe mund të themi se në dyzet vitet e fundit ky numër është katërfishuar ,por ajo që është edhe më brengosëse se numri I personave obez edhe në të ardhmen do të rritet. Poashtu brengosëse është se obeziteti dhe mbipesha rritet edhe tek popullata më e vogël pra te fëmijë dhe adoleshentët, dhe kjo është një aleram që jo vetëm ne si profesionistë por edhe gjithë sektorët e tjerë të kycemi të luftojmë që ta pareandalojmë këtë sëmundje kronike”, deklaroi Irfan Ahmeti – drejtor në endokrinologji.
Endokrinologu Irfan Ahmeti thekson se obeziteti si sëmundje kronike shoqërohet me 230 komorbiditete që I shkaktojnë dëm të madh organizmit të njeriut.
“Ndër sëmundjet kronike më të shpeshta të cilët janë pasojë e obezitetit janë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës sic janë sëmundje koronare e infarktit ,sëmundja cerebro-vaskulare ,poashtu nga sëmundjet metabolike më të shpeshta janë diabeti I tipit 2 ,diku 40 përqind e personave obez kanë rrezik për paraqitjen e diabetit të tipit 2 dhe sa më shumë të jetë personi të jetë obez aq më shumë aq më I lartë është rreziku për paraqitjen e diabetit .Poashtu apnea gjatë gjumit është një sëmundje e cila mund të jetë pasojë e obezitetit ,sëmundjet e nyjeve dhe osteoartikulare dhe ndër më të shpeshtat poashtu është mëlcia e yndyrosur si dhe disa lloje të kancerave në trupin e njeriut dikur 13 lloje të knacerit janë si pasojë e obezitetit”, theksoi Ahmeti.
Mjeku Ahemeti poashtu thotë se Obeziteti është sëmundje multifaktoriale dhe qasja duhet të jetë multidiciplinare dhe shpeshherë nevoja e intervenimit është në disa nivele shëndetësore me qëllim të trajtimit të hershëm dhe parandalimit të komplikacioneve.
Sipas tij duhet të rritet ndërgjegja dhe niveli i vetëdijes për skëtë sëmundje kronike dhe të trajtohet sa më herët sidomos tek fëmijët dhe adoleshentët.



