-0.2 C
Skopje
Saturday, December 20, 2025

Rriten rezervat shtetërore të drithërave

Ndërmarrjet shtetërore të rezervave të drithërave në Kinë vlerësohet se kanë blerë sivjet rreth 420 milionë tonë drithëra nga bujqit dhe prodhuesit e tjerë, duke shënuar për vitin e dytë me radhë një vëllim blerjeje që i tejkalon 400 milionë tonë.

 

Sipas një konference kombëtare pune mbi rezervat ushqimore e strategjike që përfundoi të enjten, Kina ka forcuar organizimin e koordinimin e blerjes së drithërave dhe ka marrë masa të shumta për të lehtësuar shitjen e drithërave prej bujqve

Blerja e drithërave, së bashku me politikën e përcaktimit të çmimit minimal të blerjes, është një pjesë e rëndësishme e masave të makrokontrollit të Kinës, që ka rol kyç për mbrojtjen e sigurisë ushqimore kombëtare, ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve të ushqimit, mbrojtjen e interesave të bujqve dhe sigurimin e furnizimeve ushqimore në raste emergjente.

Tani blerja e drithërave të vjeshtës po përshpejtohet, me blerjen e misrit që po hyn në pikën kulmore në rajonet veriore dhe verilindore të vendit, bëri të ditur Liu Huanxin, kreu i Administratës Kombëtare të Ushqimit dhe Rezervave Strategjike

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit