MPB njofton se me datë 08.04.2026 në ora 14:40, personi A.J. (39) nga fshati Dobridoll ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës. Viktima, i punësuar si higjienist në shkollën fillore të fshatit, ka treguar se sulmuesi është bashkëfshatari i tij me iniciale N.B. Po ndërmerren masa për zbardhjen e motiveve.



