Kandidati i VLEN për Komunën e Haraçinës, Daut Beqiri, ka shpërndarë fotografi nga takimi më i fundit me dhjetëra të rinj haraçinas, për të cilët thotë se janë me tituj të masterit ose doktoraturë.
Beqiri ka shkruar se këto fotografi hedhin posht tentimet që të gjerët kanë pasur që Hataçinën ta shfaqin si të errët!
“Kjo është fotografia e vërtetë, e saktë, e realtë e Haraçinës.
Dhjetëra të rinjë me tituj master e doktoraturë në sfera të ndryshme, po i bashkohen ekipit fitues të Haraçinës!
Këto janë të rinjtë që do ta dëshmojnë faktin se, Haraçina është vatër e vlerave kombëtare, intelektuale, kulturore e sportive.
Kjo fotografi po hedh poshtë dhe demanton të gjitha tentimet dhe pretendimet e atyre që Haraçinën tonë kanë dashur ta prezantojnë ndryshe, ose si qendër e errët!
Haraçina e vërtetë, fillon fushatën që VLEN!”, ka shkruar mes tjerash kandidati i VLEN për Haraçinën, Daut Beqiri./Ora24.tv
Posti në Facebook: https://www.facebook.com/share/p/1E5LZYRdv6/





