Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski njofton se mëngjesin e sotëm kanë rrënuar një objekt, siç thotë ai, pa leje, në Vizbeg të Shkupit, përcjell TV21. Kostovski thotë se objekti ishte ndërtuar në tokë shtetërore.
“Rreth orëve të hershme të mëngjesit e larguam një objekt të ndërtuar pa leje dhe uzurpim në tokë shtetërore në Vizbeg. Në një aktivitet të koordinuar me MPB-në, në orët e para të mëngjesit e zbatuam ligjin në vendbanimin Vizbeg, në Komunën e Butelit. Do të pasojnë kallëzime përkatëse. Përderisa unë jam kryetar i Komunës së Butelit, ligjet do të vlejnë njësoj për të gjithë, pa përjashtime. Unë punoj në interes të bashkëqytetarëve të mi, veproj dhe jam në anën e njerëzve të ndershëm. Në Komunën e Butelit nuk ka vend për objekte të ndërtuara pa leje dhe për uzurpim të tokës shtetërore.
Për mua, sa të jem kryetar komune, të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë!”, ka shkruar Kostovski.





