12.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Rregullimi dhe ndërtimi i infrastrukturës sportive në Tetovë: Takim mes Bilall Kasamit dhe Ministrit të Sportit, Borko Ristovski

Në një takim të realizuar me Ministrin e Sportit, Borko Ristovski, Bilall Kasami diskutoi për projektet e reja që do të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës sportive në Tetovë përcjell ora24.tv

Plani përfshin ndërtimin e fushave të futbollit me bar artificial në qendrën sportive, rinovimin e terreneve ekzistuese, si dhe krijimin e kushteve për një terren futbolli me bar hibrid.

Po ashtu, në shkollën fillore ‘’LIRIA’’ do të ndërtohet një fushë futbolli, një terren për basketboll dhe një për volejboll. Ky bashkëpunim është një hap përpara në përmirësimin e kushteve për sportin dhe rinovimin e mundësive për zhvillimin e aktiviteteve fizike për të për të rinjtë në Tetovë./ora24.tv

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit