28.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Rrahje në Gostivar- Me një mjet metalik dy persona e sulmojnë 22-vjeçarin

MPB ka njoftuar se me datë 20.01.2025 në ora 14:20 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personat M.M. (44) dhe A.M. (18), të dy nga fshati Banjicë e Epërme, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 14:00 në rrugën ,,JNA” në Gostivar, kanë sulmuar fizikisht personin A.S. (22) nga Gostivari, ndërsa gjatë sulmit M.M.  ka përdorur edhe një mjet metalik.  Ata janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit për ta do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit